Deputeti i PD-së komenton shtrenjtimin e enegjisë: Edhe sa mban ky popull?!

23 Shtator 2022, 20:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputeti i PD-së komenton shtrenjtimin e enegjisë: Edhe sa mban ky

Depiteti i pd Helidon Bushati ka komentua vendimin e ERE për shtrenjtimin e energjisë për të gjithë ata që konsulmojnë mbi 800 KWh. 

Postimi

SA MBAN KY POPULL ?! 

Për të satën herë Rama me shpurën e tij dëshmuan qartazi se interesat e kujt prevalojnë në të vërtetë. Sot u sanksionua gjoba më e re qeveritare për shtresën e mesme të shqiptarëve.

Më shumë se 25 % e familjeve shqiptare tashmë do të paguajnë shifra që do rëndojnë drejtpërdrejtë në xhepin e tyre.
Qeveria shqiptare paaftësinë e saj kronike për të menaxhuar sistemin elektroenergjitik dhe mungesën e dëshirës për të ndërmarrë politika mbështetëse për familjet dhe bizneset, mundohet ta fshehë duke goditur shtresën e mesme të popullsisë.

Sipas statistikave të deritanishme mbi 25% e shqiptarëve për të paktën 6 muaj paguajnë mbi 9.000 lekë në muaj.
Imagjinoni për një moment se si me vendosjen e fashave këta abonentë do goditen nga rritja e paarsyeshme e çmimeve, pa përmendur këtu taksat dhe tarifat e tjera që rëndojnë buxhetin e shqiptarëve.

Pasi abuzoj në 9 vite me sektorin elektroenergjitik duke e përdorur si bankomat qeveritar për të blerë votat dhe për shpenzimet e tij të luksit, sot kryeministri i vendit tone, sanksionoj urrejtjen e tij për nje pjesë të mirë të shqiptarëve.
Pikerisht ajo pjesë që është më shumë kritike ndaj qeverisjes së tij, rrogtarët e këtij vendi, që përballen çdo ditë me rritje të cilat janë në raport të zhdrejtë me të ardhurat.

Kërbaçi që po përdor shumë shpejt do i kthehet kundër. Qytetarët e këtij vendi nuk mund të paguajnë për abuzimet dhe mungesën e aftësisë për të menaxhuar sistemin.

Po ndodh...