
Për vrasjen e Durim Bamit u kontaktua edhe “UFO” por…! Emiljano Shullazi: Me ca makine del k*rva?

Për vrasjen e Durim Bamit, e cila dyshohet se porosit nga ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka dhe u përfshinë 15 persona për eliminimin e tij, u kontaktua edhe Ilir Paja, i njohur me nofkën “UFO” .
Sipas dosjes së SPAK, të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Emiljano Shullazi në bisedën me Marklen Hakën i thotë këtij të fundit që për eliminimin e Durim Bamit kishte kontaktuar edhe me Lir Pajën.
Por theksoi se “UFO” nuk kishte takat, pasi ” e ka mendjen tek malli”. Ndrësa më pas e pyet për lëvizjet e shënjestrave të tij Durim e Valter Bamit, duke i thënë që “po ca nuk del fare në lagje ai plehra. Me ca makine del kuvra”.
“Më datë 06.03.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami, ndër të tjera Emiljano Shullazi i shkruan, …ca duket do e kapin ato cunat atë qelbësirën? Hë pra thuaj shpejt. Lir Pajës (Ilir Paja) i tham ne për Durin (Durim Bami) atëherë që folëm bashkë por ai ska takat e ka mendjen ke malli.
Më datë 24.03.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami…po ca nuk del fare në lagje ai plehra. Me ca makine del kuvra, po Valteri ca thot?”, thuhet në dosje.

Berisha tregoi se është “non grata”, edhe në Gjermani
ide

Batutaxhiu Rama!

Gjunjëzimi i PD para “Kandidatit për Kryeministër”

Fondet e huaja dhe pala shqiptare
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128