Për t’ju mbushur mendjen konsumatorëve, importuesi i “Wudy’ sfidon AKU-në

22 Shtator 2022, 16:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Për t’ju mbushur mendjen konsumatorëve, importuesi i

Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë ‘Frigo Food’ – importues ekskluziv i ‘Wudy’ në Shqipëri, deklaroi këtë të enjte se produktet e kësaj marke nuk përbëjnë asnjë problem për shëndetin e konsumatorëve.

Në një deklaratë për mediat, që vjen një ditë pas njoftimit të AKU-së për këto ushqime, ai u shpreh se kompania ‘Frigo Food’ kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte ‘Wudy’ se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre.

Për të dëshmuar sigurinë e këtyre produkteve ai konsumoi live një salçiçe “Wudy”.

“Përtej dokumentave zyrtare, kompania ‘Frigo Food’ mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit “Ëudy që gjendet në tregun shqiptar. Unë personalisht, këtu përpara Jush, do të konsumoj produkte “Ëudy”, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar”, theksoi ai.

 

Po ndodh...