
Përfshihet nga flakët kati i parë i një pallati në Korçë, evakuohen banorët

Një banesë është përfshirë nga flakët në katin e parë të një pallati në unazën e Korçës, në afërsi të zonës të quajtur "Ura e Fajancës". Sipas informacioneve brenda në banesë ka qenë një grua e sëmurë dhe është nxjerrë menjëherë jashtë.
Zjarrfikësja ndodhet ende në vendngjarje për të shuar flakët. Edhe policia me forca të shtuara bëri të mundur largimin e të gjithë njerëzve që ndodheshin brenda pallatit ku ra zjarri.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesen e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rëneis së zjarrit.
-
Parashikimi i motit për sot, 3 shkurt 2024
3 Shkurt, 08:44

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128