Përfshihet nga flakët rrobaqepësia në qytetin e Korçës

23 Shtator 2022, 17:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfshihet nga flakët rrobaqepësia në qytetin e

Një rrobaqepësi në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët. Godina ndodhet në Lagjen Nr. 9 te “Rruga 1 Maji”. Nga informacionet paraprake nuk ka të lënduar pasi në godinë nuk ka pasur njerëz në momentin që është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë kabulli elektrik në tarracën e fasonerisë. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa rrezikohet një kabinë elektrike që ndodhet shumë pranë godinës.

Po ndodh...