Përkeqësimi i motit në vend, Gjirokastra përballet me ndërprerje të energjisë pas reshjeve të shiut

Reshjet e shiut të shoqëruara me shkarkime atmosferike kanë prekur sot Qarkun Gjirokastër, me intensitet mesatar.
Sipas Prefekturës së Qarkut, ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga moti i keq janë rikuperuar në disa zona, përfshirë Pogonin dhe Dropullin e Sipërm (Bashkia Dropull), Zagorinë (Bashkia Libohovë), si dhe Lunxhërinë dhe Picari (Bashkia Gjirokastër).
Megjithatë, mungesa e energjisë vijon në njësinë administrative Kurvelesh (Bashkia Tepelenë) dhe në lagjen “Kala” të qytetit të Tepelenës.
Sipas strukturave të Mbrojtjes Civile dhe Policisë Vendore në Gjirokastër, nuk janë raportuar situata problematike apo dëme të konsiderueshme. Rrugët kombëtare dhe rurale mbeten të kalueshme, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është i qëndrueshëm në shumicën e zonave.
Autoritetet janë në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm dhe vijojnë monitorimin e situatës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

