Përmbyset autobusi me turistë në Egjipt, plagosen dhjetëra persona
15 Shtator 2024, 10:32 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Egjipt.
Një autobus turistik është përmbysur në autostradën Suez-Kairo, duke plagosur 43 turistë, raporton egjiptian Cairo 24.
Në aksident, përveç drejtuesit të autobusit, janë lënduar edhe 11 turq, tre egjiptianë, dy anglezë, 21 rusë dhe 9 italianë, të cilët janë transportuar në kompleksin mjekësor të Suezit.
Ende po punohet për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Gjeneralmajor Tariq Hamid Al-Shazli, guvernatori i Suezit, urdhëroi ngritjen e nivelit të gatishmërisë në kompleksin mjekësor në Suez dhe thirrjen e ekipeve mjekësore për të trajtuar të plagosurit në aksident.
Po ndodh...
ide
Ti nuk lexon
Nga Edison Ypi
Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!
Nga Ermal Peçi
“La vita e Bela” për mediat e Tiranës
Nga Andi Bushati
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
