Përndiqte një grua dhe dhunoi bashkëshortin e saj, vihet në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili dyshohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj”, njofton policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit: E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Kamëz, ka kundërshtuar punonjësit e IVMT të bashkisë Kamëz dhe ka penguar kryerjen e punimeve në rrugën “Vebi Dibra” dhe B. L., 37 vjeç, banues në Babrru, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
