Përplasen 3 makina në autostradën Durrës-Tiranë, përmbyset njëra prej tyre, 2 të plagosur
1 November 2024, 16:05 / AKTUALITET

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.
Nga informacionet paraprake mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për shkak të përplasjes së fortë, siç shihet edhe në foton e mësipërme, një prej makinave është përmbysur në mes të autostradës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, shoferi i makinës së përmbysur dhe një pasagjere e cila ndodhej në një mjet tjetër, e cila sapo kishte dalë nga spitali.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Nga Gjergji Nika
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Nga Sidi Hasanaj
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
Nga Eva Idrizllari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
