Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Laç, plagoset një grua
29 Janar 2025, 19:35 / AKTUALITET

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Markatomajt.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete tip “Fiat” janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një grua, pasagjerë në një prej automjeteve, e cila është dërguar në spitalin e Lezhës.
Shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe mungesa e fushëpamjes si pasojë e reshjeve të shiut.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

