Përplasen dy mjete në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 persona
16 Korrik 2025, 16:36 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Elbasan-Librazhd, ku mjeti i drejtuar nga një 27-vjeçar, është përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy pasagjere, ndërsa policia ka nisur hetimin për 27- vjeçarin.
‘Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 27 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjetin që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. B., 50 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin K. B’, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Nga Gjergj Nika
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Nga Mero Baze
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

