E rëndë/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në rrugët e Italisë.
Mediat vendase raportojnë se i riu shqiptar, i moshës 25 vjeç, po drejtonte një kamion kur u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në një radhë në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri.
I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit.
Pas përplasjes së fuqishme, shoferi shqiptar me banim në Piza, vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u rrudhos nga përplasja.
Urgjenca e Veronës shkoi në vendin e ngjarjes, por i riu kishte ndërruar jetë kur ata shkuan aty.
Shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Rocca dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun deri rreth mesditës, kur përfunduan operacionet e shpëtimit dhe sigurisë për automjetet.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



