
Përplasje në Kuvend, Bardhi-Ballukut pasi i kallëzoi në SPAK: Nxirri xhepat, zbrazi që t’i shohim...

Një debat u zhvillua gjatë seancës plenare në Kuvend, mes Kreut të Grupit të PD-së Gazment Bardhi dhe kryeparlamentares Spiropali, ku ndërhyri dhe ministrja e infrastrukturës, Belinda Ballukut, të cilës demokrati iu drejtua me ironi duke i thënë “Bela, i gjete lekët që të humbën”.
“Bela, i gjete lekët që të humbën? Nxirri xhepat, zbrazi”, u shpreh Bardhi duke ironizuar Ballukun, ndaj të cilës ka bërë kallëzime në SPAK, ku e akuzon se ka miratuar kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës.
Bardhi po ashtu akuzoi kryetaren e Kuvendit për lejimin e ndërhyrjeve të ministrave për të kthyer përgjigjet mbi amendamentet e propozuara nga opozita, duke e cilësuar atë si një shkelje të hapur të procedurës parlamentare.
Spiropali ndërhyri duke përmendur nenin 77 të rregullores, çka nxiti reagimin e menjëhershëm të Bardhit, i cili i tha se po gënjen.
“Lexoje, lexoje… Je duke gënjyer”, tha Bardhi.
Pjesë nga debati:
Bardhi merr fjalën, Balluku flet nga vendi
Bardhi: Bela i gjetet lekë t’i që të humbën, i gjete? Nxirri xhepat, zbrazi xhepat, zbrazi xhepat. Zbrazi xhepat që t’i shohim.
Spiropali: Ku është procedura. (I mbyll mikrofonin).
Bardhi: Ajo (Balluku) po më flet, i thuaj të mos ndërhyjë. Ju zonja kryetare, jeni tërësisht në shkelje të procedurës, nuk ka asnjë nen në këtë rregullore që pas prezantimit të një amendamenti të flasin anëtarët e Këshillit të Ministrave. Prezantohet vetëm amendamenti dhe kalohet në votim, kjo është procedura. E falënderoj ministrin që paska bërë mbledhjen e amendamenteve tona dhe kostoja paska dal 300 milion euro dhe tani thotë nuk kam 300 milion euro për të rritur pensione, rroga, fonde shëndetësi dhe në arsim sepse do shkoj 430milion euro te inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Cili rregull i rregullores e thotë, ma gjej, ma lexo. Nuk ka fare të bëj për asnjë anëtar i Këshillit të ministrave.
Spiropali: Patjetër që për çdo amendament ka përgjigje. Nena 77,lexoje me vëmendje.
Bardhi: Lexoje, lexoje… Je duke gënjyer.
Spiropali: Nuk gënjej unë asnjëherë.
Bardhi: Më gjej ku e kanë të drejtën ministrave. Ne po i lëmë të flasin.
KALLËZIMI I BARDHIT NË SPAK PËR BALLUKUN
Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat njoftoi se ka dorëzuar në SPAK dokumentet kundër ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, ku e akuzon se ka miratuar kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës.
Ai u shpreh se ministrja Balluku ka përdorur, sipas tij, nevojën jetike të vendit për energji elektrike për të prodhuar atë që e quajti një skemë kriminale, e cila gati trefishon kostot e projekteve energjitike.
“Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro”, tha kreu i Grupit të PD-së.
Bardhi u shpreh se kostoja për projektin e ndërtimit të impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës është fryrë në mënyrë fiktive, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej të paktën 5 milionë euro.
Ai u shpreh se KESH, nën varësi të ministres Balluku, lidhi kontratën në gushtin e vitit të kaluar me një vlerë 2-3 herë më të shtrenjtë sesa vlera reale e punimeve të saj.
“Nën varësi të Belinda Ballukut, KESH lidhi një kontratë për ndërtimin e impantit fotovoltaik të digës së Zadejës për 8.13 milionë euro ose sa 97% e fondit limit. KESH-i e lidhi këtë kontratë 2-3 herë më të shtrenjtë sesa vlera reale e punimeve të saj, në gusht të vitit të kaluar, pasi projekti kishte marrë miratimin paraprak të Belinda Ballukut. Sipas ligjit, Ministrja e Energjitikës ka detyrimin e njohjes së çdo projekti të tillë shtetëror ose privat, për të cilin jep miratimin ose e refuzon atë“, tha Gazment Bardhi.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128