Pësoi infarkt në Voskopojë, ambasadori ukrainas i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër në një spital privat
14 September 2025, 19:46 / AKTUALITET

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në fshatin Voskopojë, të Korçës, teksa ndodhej së bashku me bashkëshorten për të kaluar fundjavën.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, diplomati 67-vjeçar u transportua drejt Tiranës nga një helikopter i Urgjencës Mjekësore.
Mësohet se diplomati ukrainas i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër në një spital privat në kryeqytet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Volodymyr Shukrov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri që prej vitit 2020.
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Nga Sidi Hasanaj
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
