
Pezullimi i katër zyrtarëve të Bashkisë Korçë/ Zbardhet skema, si i favorizonin disa biznese

Sipas hetimeve, fillesa e abuzimit për 4 personat e marrë nën hetim për shpërdorim detyre, e ka që në dhënien e lejës së ndërtimit për këto objekte.
Megjithëse këto ndërtime kanë pasur destinacion ekonomik për qëllime biznesi, kryesisht hotelerie kane paguar taksa për infrastrukturën si ishin ndërtime për qëllime banimi.
Sipas ekspertëve të krimit ekonomiko financiar, diferenca e taksave mes këtyre të dyjave është shumë e madhe. Per banim kjo takse eshte 3 perqind e vleres se investimit, kurse per qellime biznesi taksa eshte 8 perqind. Pra diferenca eshte 5 perqind e vleres se investimit.
Indicien për të nisur një hetim të tillë rreth një vit e gjysmë më parë, zyra e krimit ekonomiko financiar në Drejtorinë e Policisë së Korçës, e ka marrë nga denoncimi i disa bizneseve, të cilët edhe pse kryejnë të njëjtin aktivitet, në të njëjtën zonë, pagesa e taksave dhe tarifave është e ndryshme.
Nga hetimet fillestare, u mësua se pikërisht ndyshimi ishte tek cilësimet që kishte bërë bashkia e Korçës për keto biznese.
Burime të Prokurorisë së Korçës bëjnë me dije se pas pajisjes me lejë nga gjykata, kanë filluar dhe përgjimet e 4 drejtorëve dhe përgjegjësit të financës. Në fashikujt e përgjimit dolën dhe raste të tjera, të njëjta me denoncimin e parë, për ndërtesa të tjera në të tjera zona. Megjithëse tarifa ndryshon në bazë të vendndodhjes apo sipërfaqes së ndërtimit, skema e abuzimit mbetet e njëjtë, që deri në këtë fazë hetimi, shpërdorimi kap shumën e 30 milion lekëve.
Një ditë më parë Prokuria e Korçës ka marrë nën hetim 4 drejtorët në Bashkinë e Korçës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe gjykata vendosi massn e sigurimit personal atë të detyrimit të paraqitjes për :
Zhaneta Lubonja/ Drejtore e Urbanistikës
Ermal Gjermani/ përgjegjës i zyrës së planifikimit dhe kontrollit të territorit në bashki.
Olvis Petro/ Specialist buxheti në
Soniel Prifti/ Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe tarifave vendore
Gjithashtu burime te prokurorise thone se hetimet vijojne per raste te tjere dhe per persona te tjere nese ka te implikuar.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128