Pikëpyetjet e vrasjes së Pëllumb Metës/ 50-vjeçari u vra nga gruaja dhe fëmijët morën përsipër krimin?

29 Shkurt 2024, 18:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pikëpyetjet e vrasjes së Pëllumb Metës/ 50-vjeçari u
Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës vazhdojnë dhe pas deklaratës së vajzës që sërish mori përsipër autorësinë, teksa doli para gjykatës, janë kthyer sërish te kërkimi kush është autori, ndonëse burime nga grupi hetimore deklarojnë se nuk ka dyshime se ekzekutor i këtij krimi të rëndë është djali i madh i familjes, Hysen Meta.

Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se nuk përjashtohet nga kjo ngjarje kriminale as nëna e tre fëmijëve të arrestuar, Blerina Meta. Që në momentet e para, ajo ka qenë e dyshuar nga grupi hetimor.

Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi tre fëmijët e saj e kanë marrë vazhdimisht në mbrojtje në të gjitha deklaratat e dhëna.

Hetimet vazhdojë dhe pas deklaratës së Hygertës që mori sërish përsipër autorësinë, janë kthyer për të kuptuar sërish se kush është ekzekutori, ndonëse thuhet se nuk ka dyshime që është djali i madh i madh i familjes, Hysen Meta. Por nuk përjashtohet as nëna e tyre, Blerina, si autore e vrasjes së 41-vjeçarit.

Që në momentet e para, ajo ka qenë në qendër të dyshimeve të grupit hetimor, por në gjendje të lirë, pasi fëmijët e kanë marrë në mbrojtje nënën e tyre, sado kontradiktore të ketë qenë deklarata e tyre. Motivi kryesor i ngjarjes nuk dihet ende, ndërsa dhuna mbetet në qendër të këtij motivi”, tha gazetarja për Fiori Dardhën në “Breaking”.

Sado kontradiktore të ketë qenë deklaratat e dy djemve dhe vajzës së familjes, e përbashkët mbetet se ata kanë përjashtuar nënën e tyre nga përgjegjësia dhe dijenia për krimin, raporton gazetarja.

Megjithatë, nëse Blerina Meta ka pasur rolin e ekzekutores së bashkëshortit, është në nivelin e dyshimeve, pasi duhen prova shkencore për ta verifikuar.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128