
Piu fostoksinë pas sherrit në telefon me bashkëshortin, detaje nga vdekja e nënës së dy fëmijëve! I shoqi jetonte në emigrim

Shpresa Krëku, 41-vjeçarja që u vetëhelmua mëngjesin e së mërkurës, mësohet se ka pirë fostoksinë pas një sherri me bashkëshortin e saj.
41-vjeçarja kishte debatuar me të shoqin Çlirim Krëku, në telefon, pasi ky i fundit jetonte në Selanik të Greqisë prej 1 viti.
Përpara se të ndërmerrte aktin Shpresa Krëku ka telefonuar të vëllanë duke i lënë amanet fëmijët.
“Nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”, i ka thënë ajo dhe më pas ka pirë 3 kokrra fostoksinë.
Pas telefonatës nga 41-vjeçarja, i vëllai ka shkuar menjëherë në banesën e saj në fshatin Bilçë të Beratit ku e ka gjetur në gjendje kritike.
Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku humbi jetën 15-minuta pas mbërritjes.
Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërinin e vjekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.
41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj pranë familjes së saj.
-
Armë zjarri, krehër e automatik, arrestohet 61-vjeçari në Tiranë
8 Shkurt, 12:47 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128