Plagosi me thikë një 18-vjeçar në shkollë, arrestohet i mituri në Tiranë
31 Tetor 2024, 16:40 / AKTUALITET

Një 17-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka plagosur me thikë një 18-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës “Shote Galica”. I plagosuri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ambientet e shkollës “Shote Galica” 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., 18 vjeç. Si pasojë shtetasi K. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

