Plagosi pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij gjatë një grabitjeje me armë, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano me akuzën e vrasjes në tentativë, vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Ai u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri dhe plagosi pronarin e një tabakoje dhe vajzën e tij, gjatë një grabitjeje.
Sulmi ndodhi më 4 maj në via Costantino Baroni, kur i dyshuari tentoi të vidhte të ardhurat dhe biletat e shumta gërvishtëse.
Pasi i plagosi viktimat, ai arriti të merrte bileta me vlerë rreth 15 mijë euro. Në një episod të dytë, që ndodhi më 6 maj, ai tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh po i armatosur me armë, por dështoi.
Falë hetimeve të Policisë së Shtetit, i dyshuari u arrestua me shpejtësi. Provat e mbledhura përfshijnë gjurmë papilare të gjetura në derën e dyqanit të duhanit dhe që i atribuohen burrit.
Gjatë arrestimit, atij iu gjet një pistoletë gjysmë automatike, gëzhoja dhe një thikë, si dhe veshje të veshura gjatë grabitjeve, të fshehura brenda pakove.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

