Plagosja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, arrestohet i mituri
9 Mars 2024, 12:45 / AKTUALITET

Policia në Gjirokastër njofton se ka arrestuar një të mitur, që gjatë ditës së djeshme ka plagosur një 15-vjeçar.
Efektivët bëjnë me dije se veprimet proceduriale janë kryer në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se një 15-vjeçar kishte dëmtuar bashkëmoshatarin e tij, me mjet prerës, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan të miturin, autor të dyshuar të plagosjes.
Veprimet procedurale me këtë shtetas vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Ndërkaq, 15-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën.
-
-
Zbulohet një tjetër bazë armatimi në Durrës, 2 në pranga
9 Mars, 11:50 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



