Plagosja në Durrës, zbardhet dëshmia e dy vellezërve të plagosur

13 Mars 2024, 10:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosja në Durrës, zbardhet dëshmia e dy vellezërve të

Policia e Durrësit vijon kërkimet për Rejdi Furxhi, i cili mbrëmjen së martës palgosi me thikë dy vëllezërit, Klajdi dhe Marvin Bashhysa.

Sipas burimeve nga spitali i Durrësit, dy vëllezërit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ata kanë marë plagë, njëri ne mushkri dhe tjetri në krah.

Policia, krahas kërkimeve për arrestimin e autorit Rejdi Furxhi, po punon për të sqaruar motivin e konfliktit mes tij dhe dy vëllezërve.

Këta të fundit, teksa kanë treguar dinamikën e ngjarjes, kanë refuzuar të bashkëpunojnë me policinë për t’u treguar arsyen e konfliktit.

“Ishim në lokal. Në një moment, më pas erdhi edhe Rejdi. E njohim. Aty filluam të konfliktoheshim”, kanë thënë për hetuesit dy vëllezërit, pa dhënë sqarim për motivin e konfliktit.

 

Po ndodh...