
Plagosja në Lezhë, policia: 30-vjeçari u qëllua pas një konflikti! Ja gjendja e tij

Detaje te reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku 30-vjeçari Egzon Gegaj, është qëlluar 3 herë dhe ka marrë dy plagë në gjoks.
Policia bëri me dije se autori i plagosjes është një 23-vjeçar, i cili pas një konflikti me të riun, e qëlloi atë me armë zjarri pistoletë.
Po ashtu, policia bën me dije se Egzon Gegaj, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
-
Valbona dhe Gjesti nuk dinë ‘të ndalen’: Ti mua më ke puthur
11 Shkurt, 18:34

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128