Plagosja në Orikum, policia njoftim zyrtar: Sherri nisi në një bar, autori në kërkim

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur në një bar në Orikum.
Efektivët e qytetit jugor shprehen se sherri mes dy personave ka nisur në një bar, pranë një restoranti. I plagosuri është 29 vjeç dhe po merr ndihmë mjekësore. Ndërsa, autori i dyshuar është në kërkim policor.
Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

