Po rregullonte antenën! Bie aksidentalisht nga lartësia, ndërron jetë 60-vjeçari në Durrës
26 Nëntor 2024, 20:21 / AKTUALITET

Policia në Durrës lajmëron se një 60-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia, teksa ka qenë duke rregulluar antenën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar. 60-vje#ari ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit, për shkak të plagëve që kishte marrë.
“Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë (i cili po rregullonte një antenë).
Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia.
-
Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 20:17
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

