Po transportonte 30 emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës ,si u pikas 32-vjeçari i arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij

10 Maj 2024, 12:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Po transportonte 30 emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një furgon tip “Benz”, që drejtohej nga ky shtetas.

Nga kontrollet në këtë automjet u konstatuan 30 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët 32-vjeçari po i transportonte në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht kufirin.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të shtetasit D. H., i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte furgoni, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, në zbatim të detyrave dhe planit të hartuar nga Policia e Shtetit, ka intensifikuar përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin me partnerët, me synim identifikimin e individëve dhe grupeve kriminale të origjinës dhe tranzitit të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm.

Këto masa të rëndësishme forcojnë edhe më tepër sigurinë në Shqipëri, vendet fqinje dhe vendet e Bashkimit Europian.
DVP Gjirokastër dhe Policia e Shtetit në tërësi shprehin angazhimin maksimal për vazhdimin e hetimeve dhe operacionet kundër grupeve kriminale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

 

Po ndodh...

ide