Pogradec/ Një person godet me kamion transformatorin e energjisë, mbi 200 familje pa drita
11 December 2024, 19:20 / AKTUALITET

Një person ende i paindentifikuar nga policia dyshohet se ka goditur me kamion një transformator të energjisë elektrike në një nga lagjet e fshatit Buçimas, Pogradec.
Pas këtij incidenti mbi 200 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar edhe pse ky transformator ndodhet pranë banesave.
Grupet e punës së OSHEE kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me uniformat blu që po punojnë për të gjetur autorin i cili është larguar menjëherë.
Raportohet se dëmi është i madh ndërsa do të kërkojë disa orë punë deri në rikthimin në gjendjen e mëparshme.
Sipas informacioneve nga OSHEE po shihet mundësia për vendosjen e një transformatori të ri.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

