Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 49 të proceduar dhe 14 496 masa administrative në një javë
2 Qershor 2025, 13:07 / AKTUALITET

Vijojnë kontrollet me dronë, radarë dhe kamera, si dhe me prani të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore.
Gjatë javës së fundit, si rezultat i intesifikimit të kontrolleve: 49 shtetas janë arrestuar/proceduar për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor. 15 prej arrestimeve, për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje;
4 persona kapur në kërkim, për vepra të ndryshme penale; 40 automjete janë bllokuar; janë vënë 14 495 masa administrative; 21 leje drejtimi janë pezulluar.
Policia Rrugore vijon apelimin për përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, njëkohësisht fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
