Prag tragjedie në Tiranë! Pesë të mitur sulmojnë me thika një grup të rinjsh, arrestohen pas ngjarjes

11 September 2025, 12:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Prag tragjedie në Tiranë! Pesë të mitur sulmojnë me

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, rreth orës 19:50, në rrugën “Ali Begeja”, ku gjatë një konflikti fizik, u goditën me thikë shtetasit A. A., 22 vjeç, H. R., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç.

Të plagosurit morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje u sekuestruan dy armë të ftohta, të dyshuara si mjetet e përdorura në ngjarje.

“U arrestuan 5 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, pasi më datë 10.09.2025, rreth orës 19:50, në rrugën “Ali Begeja”, dyshohet se kanë goditur me armë të ftohta, shtetasit A. A., 22 vjeç, H. R., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u gjetën në vendngjarje dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë të ftohta, të dyshuara të përdorura gjatë konfliktit“, thuhet në njoftim.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

 

Po ndodh...