“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që cenohet siguria e punonjësve të drejtësisë.
E ftuar në emisionin “Top Story”, Hoxha tha se prej kohësh ka raportuar për rastet e kërcënimeve dhe presioneve ndaj gjyqtarëve, por sipas saj, Prokuroria nuk ka ndërmarrë hetime për këto çështje.
“Kjo nuk është hera e parë që cenohet siguria e një gjyqtari. Ka ndodhur në Fier, ku është kërcënuar një gjyqtar, dhe në Laç, ku po ashtu janë bërë kallëzime, por nuk janë hetuar nga Prokuroria,” u shpreh Hoxha.
Sipas saj, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ndërsa ishte në krye të detyrës, është rasti më i rëndë që tregon boshllëqet serioze në sistemin e sigurisë gjyqësore.
“Kam raportuar më parë për situata të tilla, por fatkeqësisht nuk ka patur reagim institucional. Kjo tragjedi tregon se paralajmërimet janë injoruar,” shtoi gazetarja.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


