“Putini kërkon të ndezë një flakë në Europë”/ Analisti i njohur bën paralajmërimin e frikshëm

22 Prill 2024, 23:19 / POLITIKË ALFA PRESS

“Putini kërkon të ndezë një flakë në
Analisti Ilir Alia u shpreh  në ‘5 Pyetjet’ se Putini kërkon të zhvendosë vëmendjen nga Ukraina duke hapur një konflikt në Ballkanin Perëndimor.

'Putini kërkon të ndezë një flakë në Europë që të harrohet Ukraina. Ky është problemi më i madh. Ka një pakicë hungareze në Serbi, që për momentin kryeministri Orban nuk e përmend. Sipas informacioneve nga perëndimi, në momentin që do ikë Victor Orban dhe çfarë do ndodh. Çështja është shumë e ndërlikuar, prandaj perëndimi përdor edhe shkopin edhe karrotën. Qëllimi kryesor është të mos ketë front të ri në zemër të Europës. Kjo mund të themi ishte ajo konjaku që Vuçiç do pinte me Macron në Elize. Edhe nëse e ka provuar, do ja kenë zënë në fyt', tha analisti.