Vrau kamarierin te "Fish City" se i tha tavolina është e rezervuar, mbahet sot gjyqi ndaj Erjon Llapushit dhe bashkëpuntorit Luan Dulellarin

Ditën e sotme në orën 14:00 do të mbahet seanca gjysore ndaj Erjon Llapushit dhe bashkëpuntorit Luan Dulellarin, të cilët akuzohen për vrasjen e kamarierit në restorantin Fish City në Elbasan.
Si ndodhi ngjarja
Pesë ditë më parë, në datë 2 Tetor Gazment Kurmaku, i cili ishte shef shërbimi te restoranti Fish City në Labinot në dalje të Elbasanit, u qëllua me grushte dhe sende të forta nga një klient, i cili nuk pranoi faktin që tavolinë ku ishte ulur ishte rezervuar.
Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e njoftoi se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.
Llapushi kundërshtoi dhe debati agravoi. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin e njoftoi si sherr banal, Llapushi e goditi Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ra duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë në “vdekje klinike”. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ai ndërroi jetë.
Arrestimi në Maliq i shoku të Erjon Llapushit
NJOFTIMI I POLICISË:
Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në një lokal në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku mbeti i vrarë shtetasi G.K.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim L. D., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ll., 33 vjeç, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin G. K., i cili për pasojë gjeti vdekjen.
Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
Në 2 tetor 2021, Erjon Llapushi rrahu me grushta dhe sende të forta kryekamarierin e lokalit “Fish City” Gazment Kurmaku. Konflikti nisi pasi Kurmaku i tha Llapushit se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Pamjet e kamerave të brendshme të lokalit treguan se si 33-vjeçari Llapushi godet kryekamarierin dhe më pas largohet nga vendngjarja. 50-vjeçari Kurmaku përplasi kokën në shtresë betoni dhe ra në koma. Pas disa ditësh, ai ndërroi jetë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
