‘Qeveria bën gjithçka që të fshehë korrupsionin’, çfarë paralajmërojnë hakerat e ‘Drejtësi për Atdheun’

10 Gusht 2022, 17:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

‘Qeveria bën gjithçka që të fshehë

Grupi i hakerave homelandjustice.ru ka nisur të publikojë pasditen e sotme materiale nga e-mail i ambasadave të Shqipërisë në Shkup, Athinë dhe Moskë, duke njoftuar në faqen e tyre se është Ministria e Jashtme “zgjedhja e popullit në sondazhe” për t’i bërë publik databazën që e disponojnë pas sulmit kibernetik të ditëve më parë.

‘Qeveria bën gjithçka që të fshehë

Por që prej datës 8 në faqen e këtij grupi hakerash, emri i të cilëve do të thotë “Drejtësi për Atdheun” është publikuar një njoftim, ku thuhet se në datë 10, pra ditën e sotme do të bëhen publike materiale me kontent që nxjerr në pah skandale të qeverisë shqiptare.

“E mërkurë: Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i tyre të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme nga ana jonë…”, thuhet në njoftimin që është shoqëruar me një timetable.

Dhe pikërisht ora që ecën tregon se kanë mbetur edhe 25 minuta nga ekspozimi i surprizës që grupi i hakerave ka parashikuar të zbulojë sot për shqiptarët.

 

‘Qeveria bën gjithçka që të fshehë

 

Po ndodh...