Qytetarët e Kosovës drejt kutive të votimit, Presidentja në detyrë Haxhiu apelon për pjesëmarrje masive në zgjedhje

7 Qershor 2026, 13:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Qytetarët e Kosovës drejt kutive të votimit, Presidentja në

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ushtruar të drejtën e saj të votës në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Pas votimit, Haxhiu u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar për forcimin e demokracisë në vend.

Ajo nënvizoi se një pjesëmarrje e lartë në zgjedhje përbën një tregues të shëndetit demokratik të Kosovës dhe ftoi qytetarët që ta kalojnë këtë ditë me qetësi, respekt reciprok dhe përgjegjësi qytetare.

Kosova po zhvillon sot zgjedhjet parlamentare për përbërjen e re të Kuvendit, në një proces që vjen pas një periudhe të gjatë bllokimi politik. Këto janë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajve, pas votimeve të mbajtura më 9 shkurt dhe 28 dhjetor 2025.

Rikthimi i vendit në kutitë e votimit erdhi si pasojë e pamundësisë së forcave politike për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe tejkalimin e ngërçit institucional.

Po ndodh...