Rasti i pestë i fotografimit të votës, arrestohet 30-vjeçari në Këlcyrë
11 May 2025, 16:55 / AKTUALITET

Një tjetër qytetar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në flagrancë duke fotografuar votën.
Pas tre rasteve në Tiranë dhe një tjetri në Elbasan, këtë herë është vënë në pranga një 30-vjeçar nga Këlcyra.
“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit".
Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit”, njofton policia e Gjirokastrës.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Nga Berat Buzhala
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Nga Fitim Zekthi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



