Reagon gazetarja: Turp për ata që përdorin fatkeqësinë e disa fëmijëve për të sulmuar prindërit e tyre

26 Nëntor 2024, 17:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Reagon gazetarja: Turp për ata që përdorin fatkeqësinë
Gazetarja Desada Metaj ka reaguar ndaj sulmit që disa krerë të opozitës dhe media afër tyre po bëjnë mbi SPAK për shkak të pretendimit të gënjeshtërt, që policia ka fshehur një fëmijë të mitur pjesmarrës në ngjarje. Në të vërtet fëmija ka qenë I pranishëm bashkë me fëmijë të tjerë dhe prindi I tij e ka cuar vet në polici për të dëshmuar.

Gazetarja shkruan:

Ka 24 orë që trumbetat e katit të tetë kanë caktuar që një tjetër fëmijë, përveç atij me inicialet M. P., ka qëlluar 14-vjeçarin Martin Cani.

Mund të jenë përfshirë dhe fëmijë të tjerë në këtë ngjarje të rëndë. Por këtë e heton prokuroria, dhe deri në momentin e shpalljes së vendimit të formës së prerë, edhe 14-vjeçari që është shoqëruar në burgun e të miturve prezumohet i pafajshëm.

Turp për ata që përdorin fatkeqësinë e disa fëmijëve për të sulmuar prindërit e tyre. Turp dhe për policinë dhe Ilir Proden, që hesht ndërkohë që mund të sqarojë rrethanat dhe personat e përfshirë, për të shmangur këtë thashethemnajë të rrezikshm. Po ç’pret nga dikush që e ka telefonin të sekuestruar nga SPAK… Kaq e kemi mësuar, që aleanca anti-SPAK nuk njeh parti politike.



Po ndodh...