“Reforma në Drejtësi po jep rezultat”/ Ambasadorja Kim-magjistratëve të rinj: Bëhuni shpresë për vendin dhe kurrë mos u dorëzoni

3 Tetor 2022, 11:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Reforma në Drejtësi po jep rezultat”/ Ambasadorja

Në 25 vjetorin e hapjes së shkollës së Magjistraturës, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se reforma në drejtësi po jep rezultatet e saj, duke shtuar se po përballet me sfida të ndryshme. Ambasadorja Kim i bëri thirrje magjistratëve të rinj të mos dorëzohen dhe të bëhen shpresë për Shqipërinë.

“Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve. Ndërsa Shqipëria ndërmerr Reformat në sektorin e drejtësisë, këto duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Puna e shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje. Ju uroj ju të diplomuar , ndërsa zgjohem në mëngjes përpiqem ti kujtoj vetes përse jam në këtë punë dhe shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë dhe ti thoni vetes;,” Unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë dhe do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë se tani. Kurrë mos u dorëzoni, SHBA do të mbështesë Shqipërinë”, tha ajo.

 

Po ndodh...