Reshjet intensive të shiut, ndërpritet energjia në disa zona të qarkut Gjirokastër

12 Janar 2025, 21:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Reshjet intensive të shiut, ndërpritet energjia në disa zona

Reshjet e shiut me intensitet të ulët deri në mesatar kanë vazhduar gjatë gjithë ditës në territorin e Qarkut Gjirokastër.

Aktualisht, lumenjtë Vjosa dhe Drino janë brenda shtrateve të tyre dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

– Ndërprerje energjie elektrike:

Sipas OSHEE, ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në këto zona:

– Lagjja “Kala”, qyteti Tepelenë

– Fshati Dragot, Bashkia Tepelenë

Fshati Kosinë, Bashkia Përmet

– Fshati Sukë, Bashkia Këlcyrë

Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka raportuar një incident në aksin rrugor Tepelenë-Salari, ku era e fortë shkaktoi rrëzimin e një peme, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë dhe larguan pengesën, duke rikthyer qarkullimin.

Të gjitha strukturat përgjegjëse për Mbrojtjen Civile janë në gatishmëri për t’u përballur me çdo situatë emergjente që mund të krijohet për shkak të motit.

 

Po ndodh...