Riaktivizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës
16 July 2025, 17:44 / AKTUALITET

Zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër është riaktivizuar sërish duke vënë në rrezik një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe bimësi.
Shërbimet zjarrfikëse kanë rinisur operacionin për shuarjen e flakëve, por ndërhyrja po kryhet me mjete rrethanore dhe mjete dore, për shkak se terreni i thepisur dhe i vështirë për aksesim e bën të pamundur hyrjen e automjeteve zjarrfikëse.
Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga banorë vullnetarë dhe autoritetet lokale, po punojnë me përkushtim për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur zonat e banuara.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
