Riaktivizohet zjarri në malin e Tërnovës në Bulqizë
8 August 2024, 16:07 / AKTUALITET

Zjarri në malin e Tërnovës në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës është aktivizuar ditën e sotme.
Ende nuk dihet nëse vatra e re e zjarrit është e qëllimshme apo është riaktivizuar nga vatra e mëparshme.
Autoritetet lokale në Bulqizë janë nisur menjëherë drejt vatrës së zjarrit për të bërë të mundur ndalimin e avancimit të saj dhe shmangien e dëmeve të mëdha në masivin pyjor me pishë të zezë të kurorës së liqenit të Zi.
Ndërkaq, policia e Dibrës edhe pse ka nisur hetimet për rastet e zjarreve në Mat, Klos, Bulqizë e Dibër, ende nuk ka asnjë person të ndaluar apo proceduar për këto zjarrvënie.
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

