Rrebeshe shiu dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

27 Shkurt 2025, 07:17 / AKTUALITET ALFA PRESS
Rrebeshe shiu dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë të sjellin vranësira dhe reshje shiu.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe shira me intensitet deri mesatar ku sërish rrebeshe do të ketë në zonat jugore dhe jugperëndimore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 16°C vlera maksimale që pritet të shënohet në Fier dhe Kuçovë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë.

Po ndodh...

ide