
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi nuk paraqitet në seancë, zbulohet kërkesa e “baronit” të kokainës ndaj gjykatës

Dritan Rexhepi nuk është paraqitur në seancën gjyqësore për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, duke kërkuar të përfaqësohet nga avokatja e tij.
Sipas avokates së Rexhepit, ai nuk u paraqit pasi duhej të shoqërohej të premten nga paraburgimi i Fierit në drejtim të paraburgimit 313. Ajo kërkoi nga gjykata që seancat të caktohen në ditë të tjera, me përjashtim të së hënës dhe së premtes.
SPAK paraqiti provat shkresore, gjithsej 13 faqe, përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes, e cila vërteton se viktima është shtetasi Jan Prenga. Njollat e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë krahasuar me ADN-në e nënës së tij, duke rezultuar të përputhshme.
Gjatë hetimeve janë paraqitur prova filmike të siguruara nga disa biznese. Nëpërmjet këtyre pamjeve është bërë e mundur ndjekja e itinerarit të autorëve. Pamjet tregojnë se viktima ishte mbajtur nën vëzhgim për disa ditë para rrëmbimit.
Automjeti Land Rover i autorëve të dyshuar ka ndjekur automjetin e viktimës konkretisht në datat 15, 16 dhe 17 janar.

Cirku mediatik dhe debati publik i përçudnuar në Shqipëri
ide

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Tragjikomedia Shqiptare – Një Roman në Aksione
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128