Rrjedhja e bombolës së gazit shkakton zjarr në një banesë në Berat

9 Mars 2024, 09:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rrjedhja e bombolës së gazit shkakton zjarr në një
Përfshihet nga flakët një shtëpi në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak në Berat.

Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë njoftuar Shërbimet Zjarrfikëses, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët.

Forca të shumta të Repartit të Shpëtimit nga Zjarri kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur edhe përhapjen e tyre drejt banesave përreth.

Si pasojë e zjarrit, në njërën nga dhomat e banesës së shtetasit Barjam Hatija ka pasur dëme materiale, ndërkohë që s’ka asnjë të lënduar. Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombolës së gazit.

 

Po ndodh...