Samiti i 6 dhjetorit/ Nga sot ndalohet qarkullimi në zonën e perimetrit të sigurisë rreth 'Air Albania'! Akset që do bllokohen

5 Dhjetor 2022, 08:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Samiti i 6 dhjetorit/ Nga sot ndalohet qarkullimi në zonën e

Nis bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore në kuadër të masave të sigurisë që do merren për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato shpjegoi një ditë në media se bllokimi do të nisë që prej mëngjesit të sotëm për punime në akset kryesore Rinasit-Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, ish-Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’ deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

Po në këto akse do të ketë edhe bllokime me intervale kohore gjatë gjithë ditës për të bërë të mundur kalimin e liderëve europianë që do të mbërrijnë në Tiranë që prej ditës së sotme. Prej ditës së sotme do të ndalohet edhe qarkullimi rreth zonës së stadiumit ‘Air Albania’ ku do të zhvillohet edhe samiti. Kjo zonë do të merret që sot në mbrojtje nga Policia e Shtetit.

Samiti i 6 dhjetorit/ Nga sot ndalohet qarkullimi në zonën e

 

Po ndodh...