Samiti i BE/ "Blindohet" Tirana, ja rrugët e bllokuara deri në orën 18:00 (Harta)

6 Dhjetor 2022, 07:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Samiti i BE/ "Blindohet" Tirana,  ja rrugët e bllokuara deri

Tirana ndodhet sot nën masat e rrepta të sigurisë të marra për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 do të jenë të bllokuar akset "Rinas Qafë- Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, sheshi ‘Shqiponja’, unaza e Astirit, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, rruga e Elbasanit deri në urën e ‘Elbasanit’.

Nuk do të lejohet qarkullimi i makinave dhe as parkimi në akset e mësipërme. Gjithashtu do të jenë të bllokuara edhe rrugët që lidhin rrugën e Elbasanit me rrugën ‘Papa Gjon Pali II’.

Sa i përket kalimit të banorëve të zonës në zonat e perimetrit të sigurisë, policia ka lajmëruar se nuk do të ndalohet kalimi i këmbësorëve në zonat e perimetrit të sigurisë. Ndërsa, për punonjësit e institucioneve dhe subjekteve që ndodhen në perimetrin e ngushtë të sigurisë rreth stadiumit ‘Air Albania’ do t’u kërkohet edhe karta e identitetit.

Perimetri i Sigurisë kap këto akse:
-Bulevardi “Dëshorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
-Rruga “Dervish Hima”;
-Rruga “Asim Zeneli”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Skerdilajd Llagami”
-Rruga “Faik Konica”.
-Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
-Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
-Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”. 

Samiti i BE/ "Blindohet" Tirana,  ja rrugët e bllokuara deri