Sarandë/ I riu italian lëvizte me thikë në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat
5 July 2025, 09:20 / AKTUALITET

Një shtetas i huaj është shoqëruar në komisariat nga policia e Sarandës, pasi lëvizte me një thikë në dorë. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, ndërkohë që shëtitorja ka qenë e mbushur me qytetarë.
Policia ka bërë shoqërimin e tij në Komisariat dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Shtetasi italian që u neutralizua nga policia e Sarandës ndodhet me pushime në Sarandë.
Ai është nga Perugia është dhe i identifikuar si Th. M 32 vjeç. Sipas policisë dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor, ndërsa ishte edhe në gjendje të dehur.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

