Sazani nën menaxhimin e Kushner, Hila: Banale të thuash se presidenti i SHBA po blihet me një ishull

16 Janar 2025, 21:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sazani nën menaxhimin e Kushner, Hila: Banale të thuash se presidenti

Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin “Open,” ka komentuar investimin e raportuar të kompanisë së Jared Kushner, dhëndrit të presidentit të ri amerikan Donald Trump, në ishullin e Sazanit. Hila e ka cilësuar si “banale” idenë se një ishull mund të shërbejë për të “blerë” ndikimin e një presidenti të SHBA-së.

“Është absurde të thuash që presidenti i SHBA po blihet me Sazanin,” deklaroi Hila. Ai e konsideron investimin një hap strategjik dhe afatgjatë, që shkon përtej thjesht përfitimeve ekonomike. Sipas tij, përfshirja e një kompanie amerikane tregon besimin në potencialin e zonës dhe përfaqëson një shtysë për sigurinë kombëtare dhe zhvillimin ekonomik.

Hila ka hedhur poshtë pretendimet që sugjerojnë se qeveria shqiptare ka “shitur” Sazanin. Ai theksoi se dhënia me koncesion apo investimet private nuk përbëjnë shitje të territorit.
“Që të thuash se Rama shiti Sazanin më duket spekulim i pastër. Nuk është shitur as Sazani, as Zvërneci. Sikurse nuk i shitet vendi kur dikush blen një apartament apo tokë. Kjo është një propagandë që shpresoj të kalojë dhe të mos bezdisë këtë investitor,” tha Hila.

Sipas analistit, një investim amerikan në Sazan mund të sjellë përfitime të rëndësishme për Shqipërinë, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në rritjen e sigurisë rajonale.

 

Po ndodh...