Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 1 mln euro të Redjan Rrajës, konfiskohet edhe automjeti i Kejvina Kthjellës

Janë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 1 mln euro të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij, mes tyre edhe Audi luksoz i ish-velinës, Kejvina Kthella, me të cilën ai ishte në një lidhje jashtëmartesore.
Policia, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, kanë zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO-së, që pasuritë e Redjan Rrajës dhe shtetases Marsela Çiça t’i kalojnë shtetit.
Pasuritë raportohet se kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Pasuritë e konfiskuara:
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja
7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella
8. Një orë dore (Rolex).
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
6. Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;
7. Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;
8. Një orë dore (Rolex).
Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
Irani sot: Kriza e një shteti ideologjik dhe fundi i frikës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

