Sekuestrohet lokali i njohur në Durrës, në pronësi të “Visit të Pojës”

21 Maj 2025, 12:21 / AKTUALITET ALFA PRESS
Sekuestrohet lokali i njohur në Durrës, në pronësi të

Një urdhër arrest është lëshuar ndaj Ervis Doçit, i njohur në Durrës si “Visi i Pojës” në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “URA” mes Italisë dhe Shqipërisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar edhe një lokal shumë i njohur në Durrës dhe tejet i frekuentuar nga rinia, i cili ndodhet në zonën e Currilave.

Bëhet me dije se lokali është në pronësi të Ervis Doçit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë lëshuar 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali me akuzat për trafik droge, shpërdorim detyre dhe pastrim parash ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

Në aksionin e shtrirë në disa qytete marrin pjesë forcat e rendit, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe përfaqësues të antimafias italiane.

Sipas mediave italiane, në listën e urdhër-arresteve ka edhe punonjës policie, avokatë dhe emra të njohur të botës së krimit, të dyshuar për përfshirje në rrjetin e trafikut dhe për shpërdorim detyre.

Po ndodh...

ide