Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda
24 Qershor 2025, 22:11 / AKTUALITET

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në Tiranë.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u ndjenë në orën 21:53 me orën lokale, me epiqendër në Nikël, 13 kilometra në veriperëndim të Tiranës.
Bëhet me dije se tërmeti ishte me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter, me një thellësi prej 5 kilometrash, çka e bëri atë më të ndjeshëm në sipërfaqe.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë lehtë në disa zona të kryeqytetit dhe rrethinave të tij.

Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
