Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

Një sherr mes krushqëve është regjistruar në Tiranë, ku njëri prej tyre ka përfunduar në burg, ndërsa tjetri në spital.
Autoritetet policore raportojnë se kanë arrestuar shtetasin R. D., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, efektivët e komisariatit nr.6 kanë arrestuar shtetasin N. H, 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar të djeg banesën.
Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
